Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 19:30

Gjirokastër – Vendosja e radarëve në akset kryesore nacionale të qarkut të Gjirokastrës ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve përtej normave të lejuara të shpejtësisë. Një lajm të tillë e konfirmon Xhemil Biraci, drejtues i njësisë rajonale të qarkullimit në qarkun e Gjirokastrës.

“Akset nacionale Kakavijë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Tepelenë, prej disa muajsh kontrollohen nga radarët, duke bërë që numri i aksidenteve të jetë tepër i kufizuar krahasuar me vitet e mëparshme”, theksoi Biraci.

Sipas tij, në këto akse polica e qarkullimit kryen shërbim 24 orësh, pasi në to qarkullojnë me qindra automjete.