Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 11:35

Tiranë – Minatorët e Bulqizës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre përpara zyrave të ACR. Ata vazhdojnë të theksojnë vullnetin e tyre për të qëndruar në protestë deri në realizimin e kërkesave, rritjen e rrogës 20-40 për qind, kushte më të mira pune, ulja e moshës së pensionimit dhe largimin nga detyra të administratorit të ACR.

Ndërkohë, që në mëngjesin e të premtes, këshilli i drejtues i protestës së minatorëve, në përfundim të mbledhjes vendosi t’i kërkojë Kuvendit që të ngrejë një komision parlamentar për hetuar koncesionet në minierën e Bulqizës.

Ndërkaq, ata vendosën gjithashtu që fëmijët e minatorëve të bojkotojnë mësimin, pasi sipas tyre ata nuk kanë as veshje dhe as libra për nisjen e vitit të ri shkollor.