Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 10:58

Tiranë – Vazhdojnë debatet ndërmjet minatorëve të Bulqizës dhe drejtuesve të kompanisë “ACR”.

Sipas deklaratës dhënë së fundmi nga drejtuesit e grevës së urisë (e cila u ndërpre si pasojë e urdhrit të gjykatës së rrethit Dibër), do të ketë sërish protesta dhe greva, në rast të mos realizimit të kërkesave nga kompania “ACR”.

Nga ana tjetër, Giga Bedineishvili, administratori i kompanisë “ACR”, në mëngjesin e të hënës deklaroi se është gati të ulet në bisedime me minatorët, por pa praninë e kreut të konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla. Ai i kërkuar atyre që bisedimet për të arritur marrëveshjen të nisin me një përfaqësi prej 10 minatorësh, gjë që është hedhur poshtë menjërherë nga pala tjetër, të cilët deklaruan se Kol Nikolla është përfaqësuesi i tyre ligjor.

Ndërkaq, në pritje të një marrëveshje, dretjtuesit e grevës kanë marrë vendimin të rinisin protestat dhe më pas grevat përpara zyrave të firmës “ACR”.

Ndërkohë, të dyja palët kanë arritur konsensus për rritjen e pagës me 20 për qind dhe kryerjen e investimeve në minierë, ndërsa ka mbetur një pikë tjetër ende pa u zgjidhur, ajo e largimit të drejtorit të minierës Medat Zogu.