Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 14:42

Tiranë – Festa e Bajramit ka shtyrë minatorët e Bulqizës të ndërpresin protestat e tyre, për t’i rifilluar ditën e mërkurë.

Sipas burimeve nga sindikata e minatorëve mësohet se kryesia e grevës së minatorëve ka vendosur që minatorët të ndërpresin protestën e tyre për një periudhë 3-ditore, për t’iu rikthyer më pas një ditë mbas festës së Bajramit, pra ditën e mërkurë.

Gjatë komunikimit të këtij vendimi, kryesia e minatorëve ritheksoi vullnetin e tyre për ta vazhduar protestën deri në realizimin e plotë të kërkesave.

Minatorët, të cilët kanë filluar protestën e tyre rreth tre muaj më parë, kërkojnë rritje rroge 20-40%, uljen e moshës së pensionit, largimin nga detyra të administratorit të firmës “ACR” si dhe kushte më të mira pune.