Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 15:30

Nuk është zhbllokuar situata në minierën e bulqizës as në ditën 21 të grevës së mintatorëve. Derisa institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë bërë as më të voglin hap në drejtimi të zgjidhjes së çështjes, sot, pas tri javësh, minatorët grevistë i janë drejtuar Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Kryetari i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla, sot publikisht e ka kërkuar ndërhurjen e ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, që të zgjidhë çështjen.

“I bëjmë thirrje publike ambasadorit Arvizu si mik i shqiptarëve që të shohë nga afër realitetin”, u shpreh Nikolla.

Në ndërkohë, 14 minatorëve në grevën e urisë në nivelin e 14-të të galerisë, gjendja shëndetësore iu është rënduar së tepërmi. Mjekët e spitalit rajonal japin alarmin se duhet gjetur një zgjidhje për grevistët pasi trupi i tyre ka humbur imunitet të plotë.

Dështimet e njëpasnjëshme të takimeve mes ACR dhe minatorëve po sjellin një heshtje vrastare për 700 minatorët e minierës së Bulqizës, të cilët ushqejnë rreth 3500 persona të familjeve të tyre.