Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 10:34

Tiranë – 14 minatorë të Bulqizës vijojnë ditën e 25-të të grevës së urisë në nivelin e 14-të të minierës. Ata shprehen të vendosur se nuk do ta ndërpresin grevën e urisë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ndërkohë, gjendja në qytetin e Bulqizës është e tensionuar, pohojnë drejtuesit e grevës. Kjo, pasi familjarët e minatorëve grevistë dhe qytetarë të Bulqizës, në mëngjesin e të enjtes kanë tentuar të bllokojne rrugën që lidh qytetin verior me Tiranën, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Por, ata nuk janë lejuar nga policia, e cila u ka bërë thirrje protestuesve që të mos bllokojnë rrugën, duke ndërhyrë më pas për lirimin e saj, çka ka tensionuar më tej situatën, nderkohe qe forcat e policise po vazhdojne te mbajne nën kontroll gjëndjen.

Minatorët, në protestë prej gati 3 muaj, kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.