Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 12:52

Mitrovicë – Rebelohet sërish Milan Ivanoviq. Kryetari i të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, ka adresuar të martën kritika të rrepta në adresë të Beogradit.

Ivanoviq, ka thënë se “Qeveria e Beogradit ka bërë marrëveshje të qëllimshme në dëm të serbëve të Veriut të Kosovës, për ta ndaluar hyrjen e mallit komercial dhe, gjoja, për ta lejuar atë humanitar”.

Sipas kreut të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, për shkak të kësaj marrëveshjeje, ka edhe ngritje të çmimeve.

Ndërkohë pritet që këto ditë të mblidhen të ashtuquajturit kryetarë të katër komunave serbe të veriut dhe të vendosin për çështjen e kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Momir Kasaloviq, kryetar i të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb për veirun e Mitrovicës, ka theksuar se “KFOR-i është vendosur në anën e shqiptarëve, dhe nuk duhet lejuar ndërtimi i urës në fshatin Prelluzhë të Vushtrisë”.

“Nëse duan të ndërtojnë urë, atëherë ta ndërtojnë atë 5 km mbi apo nën fshat, por assesi në mes të fshatit”, ka thënë Kasaloviq. (LajmeShqup.com)