Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 10:45

Tiranë- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vendos në zyrën e punës portretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe të Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.

Pak ditë më parë, Meta deklaroi se nuk do ta hiqte nga zyra portretin e presidentit Nishani, për faktin se paraardhësja e tij Topalli nuk e kishte varur kurrë atë në mur. Në takimin me ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë, në zyrën e Metës duken qartë dy portretet e varura në mur, vetëm se korniza e Presidentit Nishani ka përmasa pak më të vogla në krahasim me atë të Ismail Qemalit. Gjithsesi, duke mos dashur të përfshihet në debatin e nxehtë që shkaktoi vendimi i qeverisë për zëvendësimin e portretit të kreut të shtetit me atë të Ismail Qemalit, kryeparlamentari ka gjetur vend për të dyja në zyrën e tij. /BW/