Lajme Shqip Saturday, 14 April 2012 17:13

Tiranë- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Ilir Meta, pas një takimi me gratë e qytetit të Fierit deklaroi se maxhoranca qeverisëse është e qëndrueshme dhe komentet për të kundërtën janë të pavend.

Duke komentuar votimin e para dy ditëve në parlament për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Meta u shpreh se votime të tilla, që kanë të bëjnë me zgjedhje shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe sidomos në gjyqësor, duhet të lihen larg politizimit, por t’i lënë vend gjykimit të ftohtë dhe profesional.

Sipas kryetarit të LSI-së mazhoranca qeverisë është e qëndrueshme dhe se komentet për të kundërtën janë të pavend. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për reforma në rrugën drejt BE-së dhe jo për sherre mes  palëve politike, të cilat e ngadalësojnë këtë proces.

“Nga palët duhet evituar fryma konfliktuale dhe duhet të detoksikohet klima politike në përgjithësi në vend, pasi vetëm kështu reformat integruese dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të KE-së, do të mund të përshpejtonin anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”, theksoi kryetari i LSI-së. (LajmeShqip.com)