Lajme Shqip Thursday, 18 July 2013 18:10

Tiranë – Kreu i LSI- Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaroi se ndajnë të njëjtat qëllime për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Ndajmë qëllime të përbashkëta për një të ardhme me të mriz për Shqipërisë që duhet të bazohet në situatë ekonomike dhe klime biznesi më të mirë dhe në mundësi të reja për investitorët e huaj veçanërisht ata amerikan, për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin tonë. Kjo ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit dhe do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë më tej”, u shpreh Meta.

Ambasadori Arvizu nga ana e tij teksa falënderoi Metën për kohën që i dedikoi në këtë prag tranzicioni, vlerësoi rolin kyç që kreu i LSI-së do të ketë në qeverinë e re. Arvizu theksoi se në Shqipëria munduri të mëdha investimi dhe amerikanët po kërkojnë mundësi të reja.