Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 13:44

Tiranë – Kreu i LSI-së Ilir Meta, duke komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se kryeministri i vendit Sali Berisha ftesës së tij për votimin e tri ligjeve të integrimit, brenda përfundimin të legjislaturës së Kuvendit iu përgjigj se do i votojë me referendum që pritet të mbahet në vjeshtë. 

Gjatë një takimi me banorët e Bërxullës, kërkoi shpirt kompromisi për miratimin e 3 ligjeve, raporton BW. 

Kreu i LSI-së nënvizoi se vendi ka nevojë për ekuilibër të ri politik, teksa vlerësoi se përqendrimi i pushteteve në dorën e një personi është jo i shëndetshëm.