Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 16:25

Tiranë – Kreu i Lëvizjes Socialiste për Socialiste, Ilir Meta zhvilloi një takim sot në mesdite me presidentin e vendit, Bujar Nishani. 

Takimi nisi rreth orës 12:30 minuta në Presidencë dhe zgjati pak më shuam se 30 minuta. Në mbyllje të takimit, Meta shprehu kënaqësi për takimin me presidentin. Sipas Metës, ky takim kishte si diskutim bashkëpunimin e mëtejshëm, forcimin e institucioneve dhe realizimin reformave me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. 
“Ishte një kënaqesi për t’u takuar me presidentin dhe për të ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësie të përbashkët për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend, për të ngritur funksionimin e institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar punët në funksion të reformave që i japin vendit statusin e vendit kandidat”- tha Meta.