Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 14:18

Prishtinë- Shkrimet në media që kinse kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta ka negociuar në Prizren me deputetin Fatmir Limaj për t’i ulur tensioned me Hashim Thaçin, demantohen nga vetë ish- nënkryetari i parë i PDK-së, Limaj.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, takimi me Metën ka qenë privat dhe nuk është biseduar në asnjë moment për atë që është raportuar në media.

“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinonit publik ju njoftoj se Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im z.Ilir Meta ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjygjësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siq është spekuluar në media, përveq se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju. Shfrytëzoj rastin ta falenderoj z. Meta për vizitën dhe urimet që mi ka sjell të shumë miqve nga Shqipëria, njëherit shpreh keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta te keqinterpretoj”, ka shkruar Limaj.