Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 20:51

Berat – Kryetari i LSI-së Ilir Meta i dërgon mesazhe të qarta aleatit të tij, shefit të mazhorancës Sali Berisha se kërkon të përfshihet në kabinetin qeveritar. 

Kështu gjatë një deklarate nga qyteti i Beratit, Meta deklaroi se “jam shumë i kënaqur që jo vetëm jam çliruar nga akuza të bazuara mbi shpifje dhe trillime por edhe që jam krejtësisht i lirë për tu angazhuar me energji të papara për suksesin e zgjedhjeve të vitit 2013.

Por përpara se të shkojmë atje kemi angazhime më të mëdha që kanë të bëjnë me përshpejtimin e  proceseve integruese të vendit dhe unë do të kontribuoj maksimalisht edhe në Komisionin Parlamentar të Integrimit Europian”.

E thënë ndryshe Meta tashmë është i gatshëm të marrë një ministri të rëndësishme që sipas tij ka dorë shumë nga reformat që kërkohen nga Komisioni Europian, si përshembull, Ministrinë e Bredshme.

Burime për Lajmeshqip.com thonë se Ilir Meta ka kohë që i bën kërkon prerë aleatit të tij Berisha, ministrin e Bujar Nishanit e cila përveç se një angazhim i fortë i Ilir Metës në qeverisje, do t’i mundësonte LSI-së një diapazon më të gjërë punësimi për mbështetësit e saj sespe ashtu siç u shpreh nga Berati, Meta tanimë ai është “krejtësisht i lirë për tu angazhuar me energji të papara për suksesin e zgjedhjeve të vitit 2013”, që në fund të fundit kërkon thjeshtë dhe vetëm, vota!…