Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 08:44

Të gjithë pedagogët që janë në marrëdhënie pune në arsimin parauniversitar qoftë si edukatorë, mësues klase, apo mësimdhënës të edukatës qytetare, do të duhet t’iu nënshtrohen studimeve të mëtutjeshme përmes një programi të ashtuquajtur “Programi për avancimin e pedagogëve”, nëse duan që të mbesin në vendet e tyre të punës

Por nuk dihet se çfarë titulli do të marrin për këtë rishkollim apo rikualifikim. Ministria ende nuk e ka definuar se çfarë shkalle e shkollimit do të cilësohet ky lloj vazhdimi i studimeve, ndonëse ka sjellë vendim që i kushtëzon pedagogët, që kanë këso marrëdhënie pune që të vazhdojnë shkollimin nëse duan t’i mbajnë vendet e punës si mësimdhënës apo edukatorë, shkruan sot Koha Ditore..

Sipas Institutit Pedagogjik të Kosovës, vende të tilla aktualisht mbajnë afro 600 pedagogë. Të tillët i pret rishkollimi.

Këtë veprim të Ministrisë e kritikojnë ekspertët e arsimit, por jo edhe anëtarët e Institutit Pedagogjik.

Halim Hyseni, ekspert i çështjeve të arsimit, ka thënë për “Kohën Ditore” se “kjo çështje nuk rregullohet me vendime të ministrit, e aq më pak guxon të jetë selektive, sepse me këtë rast kalohet në diskriminim të qytetarëve”.