Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 11:21

Prishtinë – Me ftesë të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, viziton sot Kosovën.

Mesiq do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në orët e mbrëmjes, ish presidenti kroat do të promovojë librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”, një ceremoni kjo në të cilën do të marrin pjesë edhe ish presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani e Alfred Mojsiu.

Nesër, ish-presidentit Mesiq do t’i ndahet çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti AAB – Riinvest, në Prishtinë.