Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 11:45

rëpo nuk ka të drejtë te pengojë të tjerët të bashkëpunojnë me Kosovën”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës për në Kroaci, Mesiq tha se Kroacia ka filluar një liberalizim vizash me vendet e rajonit, ndërsa nuk sheh pengesë që kjo të aplikohet edhe me Kosovën. Ai thotë se një gjë e tillë duhet të bëhet me dialog.

“Turizmi është një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë në Kroaci, prandaj edhe Kroacia ka krijuar një mundësi me shumë shtete, sa i përket regjimit të vizave dhe besoj që nuk ka asnjë arsye të mos bëhet e njëjta gjë edhe me Kosovën, që të liberalizohet sistemi i vizave. Mirëpo, edhe kjo është një Էështje që duhet rregulluar me negociat”, ka thënë Mesiq.

Gjatë kësaj vizite do të ketë edhe një takim ish-presidentësh, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq dhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Po ashtu, ish presidenti Mesiq, do të bëjë promovimin e librit të tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”, ndërkohë që nesër nga univrsiteti AAB Riinvest do të nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”. (LajmeShqip.com)