Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 12:53

Prishtinë – Pasi në krejt dy javët e operacionit të madh të Qeverisë së Kosovës u vlerësuan me notën më të lartë në shërbim të atdheut, policët kufitarë të Kosovës dhe të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale ROSU të Policisë së Kosovës, janë duke iu nënshtruar një intervistimi  detal, bëjnë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Të gjithë ata që morën pjesë në aksionin e veriut, prej 25 deri më 27 korrik, për futjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, po merren në pyetje nga Njësia e Hetimeve e Policisë së Kosovës, nga Prishtina.

Bëhet e ditur se pyetjet për këtë intervistim i ka përpiluar EULEX-i, pjesëtarët e të cilit paraprakisht kanë siguruar qasje në deklaratat e policëve të Kosovës. (LajmeShqip.com)