Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 09:31

Beograd – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Beograd, në ndalesën e saj të fundit në një turne të shkurtër në Ballkan.

Merkel tha se është e bindur në “të ardhmen evropiane” të Ballkanit dhe u bëri thirrje liderëve serbë që të ndjekin rrugën e Kroacisë, e cila sipas saj, ka bërë përparime të mëdha në “zhvillimin shoqërorë dhe ekonomik”.

Merkel ka thënë po ashtu se Serbia duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Kosovën për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Merkel ka arritur në Beograd pas vizitës së djeshme në Kroaci.

Ajo para fillimit të vizitës në Kroaci dhe Serbi pati deklaruar se “Njëra nga detyrat e mia do të jetë ta bindi Serbinë, se duhet ta vazhdojë dialogun me Kosovën”.