Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 08:14

Ilir Halitjaha, mërgimtar i cili po kthehej nga pushimet në Kosovë për në vendin ku jeton, ka pritur më shumë se katër orë për të kaluar pikën kufitare në Merdarë.

Ai thotë se kolonat janë mjaft të gjata dhe se kjo po shkaktohet për shkak se në kontrollimin dokumenteve punon vetëm një sportel.

Se pritjet janë të gjata dhe kolonat mbi tri kilometra, këtë e thotë edhe mërgimtari Naim Imeri i cili jeton në Gjermani. Imeri deklaroi se kanë kaluar katër orë që është duke pritur dhe se është lodhur nga pritja.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Jehona Zhuniqi. /Tribuna Channel/