Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 08:03

Për të diskutuar për emërimin e tij në bordin e Ibër-Lepencit dhe dënimin e babait të tij, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur Mërgim Lushtaku, i biri i Sami Lushtakut, i cili ka kundërshtuar pretendimet se ai është zgjedhur në këtë bord shkaku i babit të tij, duke marrë shembuj nga zgjedhja e tij nëpër pozita tjera,

“U njoftova nga mediat për emërimin tim në bordin e Ibër-Lepencit. Për mua është çudi që ka marr kaq shumë pompozitet medial. Unë besoj që këtë pozitë nuk e kam marrë për arsyen se unë jam biri i Sami Lushtakut”, tha ai,  njofton Klan Kosova..

Ai tha se aktualisht udhëheq Drejtorinë për Integrime Evropiane në Ministrinë e Administratës Publike.

“Për momentin prindi im qëndron në burgun e Dubravës dhe unë besoj që asnjë mundësi nuk ka që ai të mirret me këtë çështje. Unë kam qenë aktiv edhe para këtij emërimi. Ndoshta tani më shumë njihem më shumë si djali i Sami Lushtakut edhe për shkak të protestës, por unë jam i njohur edhe si kryetar i Parlamentit të Studentëve”, tha Lushtaku.

“Edhe në parlamentin studentor jam zgjedhur me vota të studentëve e jo me ndonjë ndikim tjetër. Besoj që mund të jap kontributin tim”.

“Nuk e kam shikuar pagën të them të drejtën. Kam shkuar për ta dhënë një kontribut që t’i rritet vlera dhe të thithë fonde ndërkombëtare”, tha ai.