Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 11:44

Liderit të Iniciativës qytetare SDP,Oliver Ivanoviq, i cili po mban grevë urie tash e gjashtë ditë në burgun e Mitrovicës për shkak se nuk iu lejua mbrojtja në liri, po i keqësohet seriozisht gjendja, raporton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”.

Gazeta parasheh, transmeton Koha net. se në këto ditë vape në burg Ivanoviq mund të qëndroj edhe një ose dy ditë.

“Po e humb peshën dhe po dobësohet nga ditë në ditë”, ka thënë për gazetën bashkëshortja e tij Milena Popoviq Ivanoviq.

I brengosur me gjendjen e tij është treguar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq i cili lidhur me këtë rast i ka shkruar shefit të UNMIK-ut Farid Zarifit dhe shefit të EULEX-it Gabrielo Meucci . Ai nga ta kërkuar që Ivanoviq të lirohen nga burgu.

Oliver Ivanoviq akuzohet nga EULEX për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe në vitin 2000.

Ai është në paraburgim nga 27 janari i vitit 2014.

Paraburgimi, në fillim të këtij muaji, i është rizgjatur deri më 6 tetor.