Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 14:16

Prishtinë (PLOTËSUAR 14:45) Mallrat komerciale nuk do t’iu nënshtrohen akcizave në kufi me Serbinë, përkatësisht në pikat 1 dhe 31, ka thënë kryeministri Thaçi, ndërsa derivatet e naftës, duhani dhe alkooli, do të zhdoganohen në Merdare.

“Nga data 16 do të ketë rregulla të reja edhe të lëvizjes së nejrëzve edhe mallrave, këto rregulla të gjithë duhet t’i respektojnë”, tha ai.

********************************

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi sapo ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë se nga data 16 shtator do të nisë së implementuari marrëveshja për njohjen reciproke të vulave të doganave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar se institucionet kosovare po bëjnë përgatitjet e fundit për implementimin e marrëveshjes.

Sipas tij, të hyrat doganore do të derdhen në buxhetin e Kosovës, por ka pranuar se mënyra e funksionimit të doganave do të jetë më specifike. Nuk ka sqaruar më në detaje specificitetin.

Në dogana si forcë udhëheqëse do të jenë doganierët e Kosovës, të emëruar nga Doganat e Kosovës dhe do të jenë policët doganorë, të emëruar nga Policia e Kosovës, me fasilitimin e EULEX-it dhe KFOR-it. (LajmeShqip.com)