Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 18:00

Tiranë -Ambasadorja Britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, theksoi sot në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Instituti i Medias, me temen “Si të raportojme Integrimin Europian”, se “integrimi funksionon më mirë vetem nëse të gjitha institucionet dhe faktorët përkushtohen dhe bëjnë presion për përparim dhe reformë; kur axhenda është e brendshme dhe kur reforma nuk bëhet për t’i bërë qejfin BE-së, por për të përmirësuar jetën e shqiptarëve të zakonshëm”.

Sipas saj, “zgjerimi i BE-se është një mundësi strategjike e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për këtë rajon dhe për BE-në. Është një shans për të rritur sigurinë dhe begatinë tonë të përbashkët. Kjo realizohet vetem nëse ne miratojmë sisteme dhe standarte të përbashkëta. Procesi i anëtarësimit është projektuar për të arritur pikërisht këtë. Eshtë një projekt kompleks, teknik dhe gjithë-përfshirës. Integrimi Europian është një projekt kombëtar – nuk mund të bëhet përgjysëm ose sa për të fituar vota”.

Ambasadorja nënvizoi se media ka një rol vendimtar për të analizuar se çfarë punon dhe çfarë jo, dhe pse. “Procesi i integrimit të Shqipërisë si edhe debati rreth tij, meriton, dhe do të kërkojë, angazhimin e plotë të mediave në mënyrë që të ketë sukses”, tha McIlwham .