Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 13:45

Durrës – Një foshnje nga qyteti i Durrësit humbi jetën duke u mbytur në një kovë me ujë.

Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur të shtunën për ATSH-në se ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen 17 të qytetit, kur vogëlushja Ela, pasi ka shkuar në banjë, është mbytur aksidentalisht në  kovën me ujë të ndodhur atje.

Prindërit e foshnjes, të cilët e kanë konstatuar me vonesë mungesën e vajzës së vogël, e kanë dërguar atë menjëherë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar, ku, me gjithë përpjekjet e mjekëve të repartit të urgjencës, vogëlushja  ka ndërruar jetë.