Lajme Shqip Sunday, 01 April 2012 18:50

Dy 20-vjeçarë, Ervis Saliu dhe Elson Sinameti, janë mbytur sot pasdite rreth orës 17.00 në ujrat e lumit të Ishmit, në rrethin e Durresit.

Burime policore bënë të ditur se ata kishin shkuar për të mbledhur kanaçe në grykëderdhjen e lumit Ishëm, rreth 40 km në veri të Durresit, por kanë rënë në lumë dhe i ka marrë rrjedha e tij.

Sipas të njëjtave burime, forca të policisë po punojnë për të gjetur trupat e tyre, por deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.