Lajme Shqip Wednesday, 05 September 2012 17:40

Hagë – Raportimet e disa mediave kosovare prej pasdites së djeshme spekuluan se Tribunali i Hagës dje ka lëshuar një deklaratë rreth rastit të z. Ramush Haradinaj. 

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e z. Michael O’Reilly koordinator i mbrojtjes së z. Ramush Haradinaj drejtuar mediave.

KUMTESË PËR MEDIA 

Prishtinë, 5 shtator 2012

Deklaratë e z. Michael O’Reilly, koordinator i Mbrojtjes së z. Ramush Haradinaj

Raportimet e disa mediave kosovare prej pasdites së djeshme spekuluan se Tribunali i Hagës dje ka lëshuar një deklaratë rreth rastit të z. Ramush Haradinaj.

Këto raportime janë të rrejshme dhe të njëjtat janë të bazuara vetëm në raportimin krejt të pavërtetë dhe fals të medias së Beogradit, “Blic”.

Mbrojtja e z. Ramush Haradinaj kërkon nga mediat që e publikuan këtë të pavërtetë, që ta korrigjojnë lajmin dhe të kërkojnë ndjesë për spekulimin e transmetuar. (LajmeShqip.com)

Zyra e Kordinatorit të Ekipit Mbrojtjes të z. Ramush Haradinaj

Michael O’Reilly
38/39 Fitzwilliam Sq, Dublin 2, Ireland
T : +353 (0) 1 234 3111