Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 11:47

Tiranë – Ka nisur paraditen e sotme punimet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), nën drejtimin e kryetarit të kësaj partie dhe njëherit kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes votës së fshehtë KK i PD-së do t’i zgjedhë strukturat më të larta drejtuese, kryesinë dhe sekretariatin e partisë.

Me propozim të kryeministrit Berisha, Këshilli Kombëtar i PD-së i ka nisur punimet me një minutë heshtje në nderim të të gjitha viktimave që e pësuan nga sulmet terroriste, mbrëmë në Oslo.