Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 15:02

Mitrovicë – Burime të Portalit LajmeShqip.com kanë bërë të ditër se dy orë më parë ka nisur një takim i papritur midis të të ashtuquajturit ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe katër të të ashtuquajturve kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës.

Temë e takimit bëhet e ditur të jenë zhvillimet e fundit, rreth arrestimeve të mundshme të protagonistëve të trazirave në veri.

Përaqësuesit serbë janë në dijeni se dikush duhet arrestuar, por ata po diskutojnë për mundësitë e menagjimit të situatës dhe nxjerrjes së ndonjë kompormisi të mundshëm nga kjo.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit serbë synojnë që si kompromis me ndërkombëtarët dhe vendorët të jetë ndërprerja e arrestimeve të tjera, të atyre që janë përgjegjës për djegien e pikës kufitare G1 dhe të atyre që janë përgjegjës për veprat tjera të kriminelëve serbë në veri.

Në takimin, që po mbahet në ambientet e komunës paralele serbe në veri, bëhet e ditur po marrin pjesë edhe përfaqësues të MUP-it të Serbisë dhe ata të Mbrojtjes Civile, që janë, në fakt, përfaqësues të ushtrisë serbe. (LajmeShqip.com)