Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 09:30

Shkup-Mbishkrime të shkruara “Vdekje për shqiptarët” të dielën janë parë në disa pjesë të kryeqytetit të Maqedonisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas dëshmitarëve, mbishkrimet “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është vetëm e maqedonasve” janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Komerciale në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup.

Rasti është lajmëruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, e cila ka ndërmarrë masa për shlyerjen e tyre dhe ndërmarrjen e hetimeve. Këto janë mbishkrimet e radhës që disa ditë më parë me të njëjtën porosi janë evidentuar në xhaminë e qytetit të Manastirit.