Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 17:48

Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Koalicioni për Kosovë të Re (KKR) gjatë një takimi mes të Hashim Thaçit, kryetar i PDK-së dhe Behgjet Pacollit, kanë fuqizuar dhe ridizajnuar Marrëveshjen për Partneritetin Qeverisës.

Zyra e Informimit e PDK-së njoftoi sot pasdite se “të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë”.

Bëhet e ditur se gjatë takimit është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR -së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor KKR do të drejtojë edhe një ministri.

Partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore, theksohet në njoftim.