Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 09:58

Avancimi i stafit akademik do të jetë njëra nga temat “e nxehta” që e pret Senatin e Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji.

Kjo, ngaqë kundërshtimet mes menaxhmentit të Rektoratit dhe senatorëve për çështjet e avancimit të një numri të madh të profesorëve vazhdojnë të mbesin pezull dhe nuk ka përafrim të qëndrimeve mes tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Të parët thonë se janë të vendosur që të mos tolerojnë avancimet e asaj pjese të stafit akademik që nuk i përmbushin kriteret, ndërkaq senatorët thonë se propozimet e këshillave të njësive akademike për avancimet do të bëhen fuqiplote vetëm përmes votimit në Senat, e jo përmes vendimeve që merr menaxhmenti për të ndalur ose jo avancimin e dikujt.

Kjo çështje tashmë është vënë qe tri herë në rend dite të mbledhjeve të Senatit, por pa arritur të merren vendime.