Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 12:22

Prishtinë – Seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohej gjendja në Kosovë, e paraparë të zhvillohej dje, është shtyrë për sot.

Në këtë seancë, Republikën e Kosovës do ta përfaqësoje Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në Nju Jork.

Arsyeja e shtyrjes së seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB është moti dhe pasoja e uraganit Irene që përfshiu pjesën verilindore të SHBA-së, bashkë me Nju Jorkun.

Seanca për Kosovën në OKB mbahet sot.