Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 19:28

Parlamenti rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit të Republikës për ligjin e e mbetjeve duke e lënë në fuqi projektin e qeverisë.

Debatet të ashpra kanë shoqëruar seancën për 9 orë më radhë Parlamentin e Shqipërisë ndërsa në përfundim të tij siç pritej dekreti i presidentit u rrëzua me votat mazhorancës.

Nga 133 të pranishëm në Parlamentin e Shqipërisë, 73 deputetë të mazhorancës votuan kundër dekretit të presidentit Topi ndërsa  59 vota por shkuan pro dekretit të presidentit.

Propozimi i Presidentit të Republikës Bamir Topi, për të emëruar Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka marrë 75 vota kundër të mazhorancës dhe 55 vota abstenime të opozitës dhe vetëm një pro dhe 1 votë pro që i takon demokratit Gazmend Oketa i cili njihet si mbështetës i linjës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi.