Lajme Shqip Friday, 25 October 2013 13:27

Sarandë- Një 55-vjeçare është gjetur e masakruar brenda shtëpisë së saj në Sarandë. Shpresa Telha, e cila rreth tri vite më parë ishte kthyer nga emigrimi në Greqi, ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe më pas ishte izoluar në tualetin e apartamentit. Gruaja e divorcuar, nënë e një vajze emigrante, është gjetur nga nipi i saj dhe një shok i tij, të cilët shkuan në banesën e saj pas telefonatës alarmante të së bijës.

Askush nuk ka mundur të shpjegojë zhdukjen e saj, që të hënën mbrëma. Për pasojë e bija u ka kërkuar njerëzve të saj të shkojnë deri te shtëpia, të shikojnë nëse gjendet aty. Në shtëpinë egruas askush nuk është përgjigjur, madje as qeni i saj. Atëherë janë rritur dyshimet për ndonjë vdekje natyrale. Marangozi i pallatit ka thyer derën e banesës me forcë. Ka hyrë brenda bashkë me njerëz të afërm të gruas dhe janë përballur me gjurmë gjaku në të gjithë shtëpinë. Është kërkuar trupi nëpër shtëpi, por nuk është gjetur, atëherë është thyer edhe dera e banjos dhe në pllakën e dushit është gjendur trupi i masakruar dhe i pajetë i 55-vjeçares, Shpresa Telha. Ngjarja e rëndë është zbuluar rreth orës 23.00 të së mërkurës, ndërsa policia ka nisur hetimet e menjëhershme. viktima kishte pronë të sajat dhe i kishte dhënë me qira një ambient për agjenci udhëtimesh dhe një ambient tjetër për një pikë të këmbimit valutor. /albeu/