Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 19:26

Prishtinë- Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Zyra e shtypit e qeverisë kosovare bëri të ditur se, në këtë takim u fol për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, dhe po ashtu u vlerësuan raportet e shkëlqyera Kosovë – Shqipëri. 

Ndërkaq u çmua arritja e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë. 

Zv/kryeministrja Tahiri tha se menaxhimi i integruar i kufirit (IBM) është koncept evropian që duhet të aplikohet midis shtetesh që aspirojnë të hyjnë në BE, si parapërgatitje për integrim në zonën Schengen.

Nga ana e tij, ambasadori Lauka tha se marrëveshja e arritur për Menaxhimin e Integruar të Kufijve është një marrëveshje tipike shtetërore ashtu siç e ka edhe Shqipëria me Malin e Zi.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se edhe në të ardhmen duhet punohet në të mirë të dy shteteve, dhe se të dy shtetet kanë mundësi shumë të mira të bashkëveprojnë në rrugën e integrimeve evropiane.