Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 11:30

Jarinjë – Ne vendkalimin ne Merdare dhe Jarine ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM. Lajmin e bejne me dije drejtuesit e Doganës së Kosovës, qe thone se thonë se autoritet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishme në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.

Shefi i Degës Doganore në Merdare, Shkelzen Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja IBM-në tashmë ka nis së zbatuari dhe nuk ka asnjë problem. Spas tij, doganierët serbë, që nga e diela, janë janë vendosur në objektet të cilat i kanë ndërtuar autoritete kosovare.

“Gjithsesi, zbatimi i marrëveshjes së IBM-së ka nisur dhe punët në vendkalimin kufitar janë duke shkuar mirë. Deri me tani nuk ka automjete të renda, por ato të vogla janë duke qarkulluar”, tha Osmani.

Edhe në veri të Kosovës, përkatësisht në vendkalimin kufitar Jarinë thuhet se puna ka nisur, ashtu siç ishte njoftuar edhe me parë.

“Që në mëngjes oficerët tanë janë vendosur në vendkalimin kufitare Jarinë dhe ka filluar funksionimi”, tha shkurt Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Ndryshe, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është një obligim i të dyja shteteve dhe garantues i saj është Bashkimi Evropian.

Thuhet se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje para së gjithash do të luftohet kontrabanda dhe fenomenet e tjera negative që kanë ndodhur në kufirin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbët e veri të Kosovës kanë thënë se pas takimit dhe premtimeve nga ana e autoriteteve të Serbisë, kanë pezulluar përkohësisht protestat në afërsi të vendkalimeve kufitare në këtë pjesë, përkatësisht në Jarinë, ku ditëve të fundit kishin bllokuar qarkullimin.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se do të mund t’i rinisin protestat dhe t’i radikalizojnë ato, po qe se bëhet vendosja e doganave klasike në veri. (LajmeShqip.com)