Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 16:13

Tiranë – Komisionerja Malmstrom, e cila u takua me kryeministrin Sali Berisha, shprehu te gjthe mbeshtetjen e Komisionit Europian per arritjet e Shqiperise, te cilat u njohen edhe ne rekomandimin qe beri Komisioni Europian ne tetor.
Por zonja Malmstrom, sic ben te ditur njoftimi zyrtar i Keshillit te Ministrave, eshte shprehur ne takimin me Kryeministrin se “për miratimin e ligjeve të lidhura me integrimin, përfshi edhe tre ligjet e kërkuara në raportin e Komisionit Europian, duhet të japin kontributin e tyre të gjitha forcat politike në parlament”.

Komisionerja Europiane per Çeshtjet e Brendshme ka theksuar se “miratimi i ketye tre ligjeve me shumice te cilesuar nuk i shërben vetëm qeverisë, por qytetarëve shqiptarë dhe projektit të tyre të integrimit në Bashkimin Europian”.

Persa i perket zgjedhjeve te ardhshme, Kryeministri Berisha ka siguruar Komisioneren Malmstrom se qeveria e tij do te beje gjithcka per nje proces zgjedhor te lire e te ndershem. Duke vene ne dukje kerkesen per dergimin e nje numri sa me te madh te vezhguesve ne zgjedhje, Kryeministri Berisha shprehu besimin se partite politike shqiptare do te tregojne vullnet te forte per zbatimin e Kodit Konsensual Zgjedhor, ne menyre qe zgjedhjet e qershorit te ardhshem te arrijne standardet me te larta nderkombetare.(LajmeShqip.com)