Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 08:49

Mallakastër – Një 43-vjeçare nga qyteti i Ballshit ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, si pasojë e shpërthimit të një granate të vendosur pranë portës së banesës së saj.

Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “rreth orës 07.00 të ditës së premte, në lagjen “Gllavenicë” të qytetit të Ballshit ka shpërthyer një granatë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen nëna e dy fëmijëve, Violeta Mehmeti”.

Ngjarja ka ndodhur pranë pragut të banesës së viktimës, ndërkohë që efektiva të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.