Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 13:02

Fier – Katër persona të së njëjtës familje humbën jetën gjatë një aksidenti automobilistik të ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së ditës së premte.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se automjeti tip “Wolsvagen”, me targa BA 362 CK, ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar plotësisht. Për pasojë kanë humbur jetën 55 vjeçari Pëllumb Ismailaj dhe bashkëshortja e tij, Anife Ismailaj. Në vëndngjarje u gjet i pa jetë nga efektivat e policisë edhe 26 vjeçari Ismail Ismailaj, djalë i çiftit Ismaili. Më pas në spital ka  humbur jetën edhe djali tjetër i kësaj familjeje, 29 vjeçari Ajet Ismailaj, ndërsa i ka mbijetuar aksidentit 19 vjeçarja Suela Shanaj, e reja e familjes Ismailaj.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën në ndërtim Levan-Tepelenë, në vëndin e quajtur Mollas, në komunën e Hekalit.