Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 13:05

Tiranë – Një vajzë e vogël, që mendohet të jetë 11-muajshe humbi jetën sot, si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e familjes.

Zëdhënësja e policisë së qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, tha se “zjarri ka rënë mesditën e sotme në familjen Gjeçaj, në fshatin Palvar të Komunës Qendër, Koplik”.

Sipas saj, zjarrfikësit e Malësisë së Madhe dhe ata të Shkodrës janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuajen e zjarrit, i cili vazhdon të jetë sërish aktiv në mjediset e banesës trekatëshe, brenda së cilës gjendet edhe fëmija.