Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 18:40

Tiranë – Deputeti socialist Pandeli Majko, ka komentuar largimin e Sali Berishës nga kreu i Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Majko ka thënë se Berisha do të kuptojë tash se kush i ka qëndruar pranë vetëm për të përfituar prej pushtetit të tij.

 “Berisha po largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike duke kërkuar të jetë i pranishëm për momentin në politikë me mungesën e tij. Deri tani ka ditur se kë kishte kundër. Nga sot,doktori do kuptojë kush i ka mbetur si mik”, shprehet Majko.

Ndërkaq sa i përket humbjes së thellë të demokratëve në zgjedhjet e 23 qershorit, Majko shkruan se demokratëve do t’u duhet pak kohë që të kuptojnë përmasat e saj.

 “Demokratët janë ende të “ngrohtë” nga humbja e zgjedhjeve. Do duhet pak kohë që të kuptojnë përmasat e ftohta të saj. Dhimbja e tyre është njerëzore dhe ka mirekuptim”, shkruan Majko.