Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 07:50

Prizren – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Tomas de Maizier, në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, ka viztuar ushtarët gjermanë të stacionaur në Prizren.

Ministri Maizier ka zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë biseda politike dhe ushtarake me zyrtarë të lartë të vendit, ndërsa më pas, hollësisht për zhvillimet në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë, është njoftuar nga komandanti i Kfor-it Erhard Byler. Ai e ka kaluar natën në Prizren në mesin e usharëve gjermanë, ndërsa ka viztuar edhe qytetin historik të Prizrenti, ku ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e komunës, Ramadan Muja.

Maizier në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, të enjten, do të kthehet përsëri në Prishtinë për të realizuar edhe disa takime të tjera që ka në agjendën e tij.