Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 16:19

Bruksel Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën Ulrike Lunaçek deklaroi sot se Serbia nuk mund të fitojë statusin për anëtarësim në BE, derisa në kufijtë e saj vazhdon të përshkallëzohet dhuna.
Lunaçek kërkoi që vendet e BE-së të shtojnë presionin kundër Serbisë, në mënyrë që të ndalet mënjëherë dhuna në veri të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, raportuesja e PE-së u bëri thirrje serbëve për heqjen me paqe të barrikadave dhe realizimin e dispozitave për autonomi të Planit të Ahtisaarit.

Lunaçek theksoi se “modelet e autonomisë në Europë dhe në botë tregojnë se qytetarët në rajonet autonome mund të presin kushte mjaft të mira të jetës dhe se në vend të incidenteve të dhunshme duhet punuar për të ardhme më të mirë me autonomi të zgjeruar në veri të Kosovës në shtetin unik të Kosovës.”