Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 15:57

Prishtinë – Të gjitha të arriturat e deritashme në Kosovë, punët që janë kryer dhe ato që janë në proces, do të evidentohen në Raportin e Progresit, të radhës, për Kosovën.

Kështu ka thënë të hënën, në Prishtinë, pas takimit me ministren e Jashme të Republikës së Kosovës, Vlora Çitakun,  raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
Ato kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Prishtinë, në të cilin ministrja kosovare i ka përcjellë raportueses Lunaçek vlerësimin e saj se “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian dhe se është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave”.
“Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me agjendën evropiane, duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit“, ka thënë pos tjerash Çitaku.
Gjithashtu, Lunaçek, i ka përcjellë asaj “kënaqësinë me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian”, është thënë në një kumtesë për shqyp të MPJ-së kosovare. (LajmeShqip.com)