Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 18:23

Prishtinë – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është nën hetime nga prokuroria e Eulex-it, si i dyshuar për afera korruptive në rastin e “Grandit” ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do ta përmirësonte imazhin e Kosovës.

Ndërkaq, ka mbështetur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit. Lunacek këto komente i ka bërë në Prishtinë, pas Samitit Ndërkombëtar të Grave “Partneriteti për Ndryshim, Fuqizimi i Grave”, i organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Sa i përket aferave korruptive të zyrtarëve shtetëror, Lunacek ka theksuar faktin se këto gjëra ndodhin edhe në vendet e BE-së, mirëpo ka thënë se nëse dikush është i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, atëherë do të ndihmonte nëse ai person do të dorëhiqej.

“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit sepse ndonjëherë ka afera korruptive në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek.Ndërkaq, ka mbështetur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndroj në detyrë.

“Është e plotësisht e drejtë që presidentja, Atifete Jahjaga të qëndroj në zyrën e saj, dhe kjo për dy arsye, një sepse pjesë të marrëveshjes mes tre liderësh nuk janë zbatuar ende dhe së dyti, vendimin i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndroj në detyrë”, ka deklaruar Lunacek.Ndërkaq për liberalizimin e vizave ka thënë se është proces në vete, duke shtuar se, duhet bërë progres edhe në disa fusha tjera, siç janë çështja e letërnjoftimeve ose çështja e regjistrimit të njerëzve.

Çështja tjetër që pengon procesin e liberalizimit të vizave, sipas Lunacek, është se ende në shumë vende Kosova ka imazh të keq dhe për këtë çështje, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm.

“Kosova ka imazh të keq dhe për këtë çështje, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm. Kjo do të bindë edhe ata që janë duke hezituar për liberalizim të vizave të vazhdojnë tutje. Por udhërrëfyesi është çështje teknike”, ka thënë ajo.Eurodeputetja austriake, Lunacek ka shprehur zhgënjim me klasën e re politike në Serbi që deklaron se vendit të tyre nuk i nxitohet për të hyrë në BE. Sipas saj, kjo është pa përgjegjësi e skajshme, sepse siç ka theksuar ajo, BE-ja mund ta humb interesimin për Ballkanin perëndimor sepse brenda vet BE-së ka probleme shumë më të mëdha. (LajmeShqip.com)