Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 19:53

Serbia do të mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, vetëm pasi të ketë implementuar marrëveshjet e arritura në bisedimet me Kosovën.

Kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Ulrike Lunaçek, pas diskutimeve në komisionin e marrëdhënieve me jashtë të PE-se mbi raportin e saj për integrimin europian të Kosovës, i cili hedh poshtë çdo mundësi për ndarjen e vendit.

“I bëra thirrje 5 vendeve që nuk kanë njohur ende Kosoven që ta njohin atë dhe e bëra të qarte se ndarja e Kosovës, nuk është një opsion.

Shoh se qeveria serbe po shtyn implementimin e marrvëshjeve me shpresen që të mos bëjë shumë, por edhe pse mbeshtes statusin kandidat për Serbine, kjo do të arrihet vetëm nëse serbët implementojnë marrëveshjet që janë arritur dhe do të arrihen në këtë dialog.

Duke folur para anëtarëve të Komisionit, Lunaçek tha se dialogu për vizat është esencial për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se cilës etnie i përkasin.

“Shpresoj që brenda këtij viti Komisioni Europian të mund të jape dritën jeshile për nisjen e këtij dialogu duke përcaktuar edhe kriteret që duhet të permbushe qeveria e Kosoves për të arritur liberalizimin e vizave”.-tha ajo.

Lunaçek i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë luftën kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, te siguroje pavaresine e gjyqesorit dhe medias si dhe te punoje fort me shoqerine civile, ndersa theksoi se mbrojtja e deshmitareve mbetet ende nje problem. “Ekziston një ligj për këtë gjë por nuk po implementohet ende.

Ajo çka na shqetëson është se nuk ka vullnet të mjaftueshëm për të mbeshtetur gjyqësorin në transferimin e dëshmitareve”.-tha Lunaçek.

Ajo shtoi se shpreson që dialogu të ketë përfunduar deri në mars të vitit të ardhshëm kur dhe drafti I saj do të votohet në seancë plenare në Parlamentin Europian, pasi një gjë e tillë do të bëjë të mundur që BE të nisë marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.