Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 13:34

Tiranë- Komisioni i Ligjeve mbajti sot një minutë heshtje për deputetin e PD-së SokolOlldashi i cili humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë- Elbasan pak ditë më parë.

Në vendin ku qëndronte deputeti i ndjerë sot ishte vendosur një buqetë me lule. Ndërkohë që mbledhja nëKomisionin e Ligjeve zgjat 10 minuta dhe ka kaluar me konsensus Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës për objektivat e zhvillimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së SHBA për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”. /albeu./