Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 14:47

Zubin-Potok – 30 serbë nga strukturat paralele kanë sulmuar me armë zjarri shtatë roja të pyllit në Zubin-Potok. Situata në eskalim. Janë nisur atje KFOR-i, Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

Burime ndërkombëtare bëjnë të ditur se në fshatin Dobërçak të Zubin Potokut situata është e tensionuar, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh nga një grup i serbëve, pjesëtarë të strukturave paralele, në drejtim të shtatë rojave të pyllit.
Sipas këtyre burimeve, rreth 30 serbë të strukturave paralele kanë shkuar në këtë fshat për të prerë pemët në një plantacion, pronë e shtetit të Kosovës dhe në momentin kur rreth shtatë roje kanë tentuar që të ndalin veprimin e serbëve, janë dëgjuar të shtëna armësh në drejtim të tyre.

Në drejtim të fshatit janë nisur forca të KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, kurse situata mund të eskalojë.