Lajme Shqip Saturday, 20 July 2013 13:46

Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama bëri publik qëndrimi e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se kushdo që cenon rezultatin zgjedhor të 23 qershorit ku e majtë fitoi bindshëm do të përballet me ligjin.

Në konferencë për shtyp, teksa KQZ vijonte paralelisht rinumërimim e votave për qarku ne Lezhës, Luana ram akuzoi institucionin kryesor të administrimit të votave pasi sipas tij po funksionon me dy standarde. Duke sjellë në vëmendje ankimimin e LSI për qarku ne Kukësit, Luan Rama tha se KQz e hodhi poshtë kërkesën e LSI tani ajo hapi kutitë e Lezhës.

“Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një fakt tjetër që dëshmon se kjo gjysmë-KQZ po aplikon, në kundërshtim me ligjin, dy standarde. Kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës legjitime dhe të argumentuar që bëri Lëvizja Socialiste për Integrim për rinumërim të votave në 15 kuti apo në 15 qendra votimit të Qarkut të Kukësit. Kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjysmë-KQZ, ndërkohë që për rastin e Lezhës, apo të Qarkut të Lezhës, aplikon një standard të ndryshëm, një standard tjetër edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e qendrave të votimit në të gjitha KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore, ashtu siç veproi edhe me Qarkun e Shkodrës”, tha Luan Rama.

Sipas tij, kjo sjellje e kësaj gjysmë KQZ-je, është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët i dhanë PD-së dhe koalicionit të saj.

“Natyrisht edhe kjo sjellje më e fundit e kësaj gjysmë-KQZ-je është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët shqiptarë i dhanë Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. Më lejoni të bëj të qartë dhe të ditur, që jo vetëm kjo gjysmë-KQZ, por askush nuk do të mund të kompromentojë dhe të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është jo vetëm i qartë dhe i pastër, por është bindës për vullnetin politik dhe qytetar të mazhorancës së shqiptarëve, që votuan të jetë mazhorancë koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane. “, tha Luan Rama.

Ai nënvizoi se “qëndrimi i LSI-së është i qartë dhe i prerë që, cilido individ apo trupë zgjedhore, në të gjitha nivelet e hiearkisë zgjedhore, referuar Kodit Zgjedhor që ka cënuar, deformuar apo kontaminuar procesin zgjedhor, duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”.

.